Pas 9 sezonesh me fanellën e Manchester City, Bernardo Silva do të largohet si lojtar i lirë nga “Qytetarët” në verën e ardhshme.
Për 31-vjeçarin portugez ka interes të madh nga disa klube të njohura, por së fundmi zbulohet se Bernardo Silva mund të luajë në Serie A nga sezoni i ardhshëm.
Mediet italiane bëjnë me dije se Juventus ka nisur që tani negociatat me Jorge Mendes, agjentin e Bernardo Silva. Problemi i vetëm për t’u zgjidhur mendohet të jetë rroga e portugezit.
Megjithatë, vetë lojtari është i gatshëm të pranojë një ulje të rrogës në krahasim me atë që merr aktualisht te Man. City. Ardhja e Bernardo Silva do të ishte një vlerë e shtuar jo vetëm për Juventusin, por për gjithë Serie A.