Trajneri i Kombëtares së Kamerunit, David Pagou, ka deklaruar se Maroku është favorit në çerekfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, por ka theksuar se ekipi i tij është i përgatitur për ta sfiduar.
Ndeshja mes Kamerunit dhe Marokut do të luhet të premten në stadiumin “Prince Moulay Abdellah” në Rabat.
Dy përfaqësuese të mëdha afrikane do të përballen për herë të katërt në historinë e AFCON-it, ndërsa Kameruni deri tani nuk ka humbur asnjëherë ndaj Marokut në këtë garë.
Maroku e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë në Grupin A me shtatë pikë, ndërsa Kameruni doli i dyti në Grupin F, po ashtu me shtatë pikë. Të dy ekipet regjistruan nga dy fitore dhe një barazim.
Kameruni e nisi turneun me fitore ndaj Gabonit, barazoi me Bregun e Fildishtë dhe fitoi ndaj Mozambikut. Në fazën eliminatore, “Luanët e Pamposhtur” mposhtën Afrikën e Jugut. Maroku, ndërkohë, siguroi kualifikimin pasi eliminoi Tanzaninë me rezultat 1-0.