Ditët e fundit ka pasur raportime se Chelsea ka bërë ofertë për transferimin e Vinicius Jr nga Real Madridi.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, skuadra londineze nuk është duke puar për të nëshkruar me futbollistin brazilian.
Thuhet se asnjë ofertë nuk është bërë nga Chelsea në drejtim të Real Madridit.
Propozimi prej 135 milion euro nuk ka ekzistuar kurrë, Vini Jr mbetet në fokus të plotë te Real Madrid dhe fokusi i Chelsea do të jetë në lloje të ndryshme objektivash, gjithashtu në aspektin e pagës.
Real Madridi shpreson të pajtohet për marrëveshje të re me Vinin këtë vit, ndërsa negociatat ende nuk janë në fazat përfundimtare.