Me Kylian Mbappe të dëmtuar për derbin ndaj Atletico Madrid, Real Madrid pritet t’i besojë Gonzalo Garcias në sulm.
Talenti i akademisë shkëlqeu fundjavën e kaluar në fitoren 5-1 ndaj Real Betis, ku realizoi një hat-trick, duke forcuar pozitat e tij në ekipin e parë.
Në një intervistë për MARCA, David Villa vlerësoi mentalitetin e sulmuesit të ri, duke theksuar se ai di ta shfrytëzojë çdo shans që i jepet:
“Ai është i përgatitur, nuk ankohet dhe kur i jepet mundësia, e shfrytëzon.”
Sipas legjendës së futbollit spanjoll, kjo qasje do t’i sjellë Garcias më shumë minuta në të ardhmen. Villa shtoi se Gonzalo nuk është një “numër 9” klasik, por lëviz shumë mirë në zonë dhe ka instinkt goli.
Duke folur për derbin e Madridit, Villa u shpreh se nuk ka favoritë, por shpreson që Atletico Madrid të kualifikohet në finale, ndërsa për Xabi Alonson theksoi se është i përgatitur për presionin e madh të futbollit elitar.