Huazimi i portierit pritet të finalizohet së shpejti

- Bota Sot

Huazimi i portierit pritet të finalizohet së shpejti

Marc-André Ter Stegen po afrohet drejt një huazimi te Girona për pjesën e mbetur të sezonit, sipas raportimeve nga “El Mundo Deportivo”.

Portieri gjerman i Barcelonës, 33 vjeç, ka pësuar një dëmtim të lehtë në gju që e detyroi të mungonte në Superkupën e Spanjës, por problemi fizik nuk do të pengojë planet e tij për të kaluar te klubi tjetër katalanas.

Drejtuesit e Girona-s janë shumë të interesuar për të nënshkruar me Ter Stegen-in, i cili gradualisht ka ndryshuar qëndrimin e tij fillestar dhe është orientuar drejt transferimit. Nga ana tjetër, Barcelona është e hapur për ta lënë të largohet, duke pasur në dispozicion portierët Joan Garcia dhe Wojciech Szczesny.

Klubi blaugrana është gjithashtu i gatshëm të mbulojë një pjesë të pagës së tij për të lehtësuar huazimin.

Ky lëvizje do t’i japë Ter Stegen-it mundësinë të luajë rregullisht, gjë që mund të rrisë shanset e tij për të ruajtur vendin në kombëtaren gjermane për Kupën e Botës.

Huazimi i portierit pritet të finalizohet së shpejti, duke i dhënë Barcelonës mundësinë të menaxhojë repartin e portierëve dhe Ter Stegenit një mundësi të re për minuta loje të rëndësishme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot