Liverpooli i vendos çmimin Federico Chiesas

- Bota Sot

Liverpooli i vendos çmimin Federico Chiesas

E ardhmja e Federico Chiesas te Liverpooli duket gjithnjë e më e pasigurt.

Sulmuesi italian nuk është prioritet në planet e Arne Slot dhe klubi anglez ka vendosur tashmë çmimin e largimit të tij, mes 12 dhe 15 milionë eurosh gjatë këtij afati dimëror.

Situata ka zgjuar interes të madh në Itali, ku Juventusi, Milani dhe Napoli po ndjekin nga afër zhvillimet.

Bardhezinjtë e Torinos shihen si favoritë për rikthimin e tij, edhe pse kushtet ekonomike i detyrojnë të kërkojnë ulje të çmimit.

Chiesa synon të gjejë minuta dhe formë për të rikthyer veten në nivelin më të lartë, sidomos në prag të objektivave të Italisë për Kupën e Botës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot