Aventura e Teun Koopmeiners...

- Bota Sot

Aventura e Teun Koopmeiners...

Aventura e Teun Koopmeiners (27 vjeç) te Juventusi ende nuk ka marrë hov. Në sezonin e tij të dytë me bardhezinjtë, holandezi është aktivizuar nga Spalletti në vijën e mbrojtjes, në një sezon deri tani me 0 gola dhe 0 asistime për të.

Pavarësisht vështirësive, ka klube të gatshme të investojnë për ta rilançuar, konkretisht Galatasaray.

Kështu raporton portali turk “Hurriyet”, sipas të cilit klubi i Stambollit dëshiron të hapë negociata me Juven bazuar në një huazim me të drejtë blerjeje, që në planet e klubit verdhekuq do të ishte rreth 25 milionë euro.

Juventusi e bleu Koopmeiners nga Atalanta në verën e vitit 2024 për 58.4 milionë euro, ndaj duket e vështirë ta lëshojë pas një viti e gjysmë për më pak se gjysmën e shumës.

Këtë sezon ai ka regjistruar 24 paraqitje mes Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2029.



Lexoni të gjitha në Bota Sot