Hansi Flick po përpiqet të ruajë rekordin e tij të përkryer pa humbje në asnjë finale si trajner, ndërsa e çoi Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës.
Trajneri gjerman luajti pesë finale si trajner i Bayern Munichut dhe i fitoi të gjitha.
Ai u transferua te Barcelona në vitin 2024 dhe ka fituar dy finalet që ka drejtuar.
Barcelona tani është në një tjetër finale, ku të dielën përballet me Real Madridin në Jedah në Superkupën e Spanjës.
Flick do të përpiqet dhe dëshiron ta ruajë rekordin e tij duke i shtuar edhe një fitore tjetër në një finale.
Deri tani, Flick ka fituar Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Superkupën e Gjermanisë, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.
Nëse Flick fiton Superkupën e Spanjës të dielën, ky do të jetë trofeu i tij i 11-të si trajner, pasi ka fituar edhe Bundesligën dy herë dhe La Ligën një herë.