Liam Rosenior i lë përshtypje pozitive tifozëve nga stërvitja e parë me Chelsean.
Trajneri anglez u fokusua te dy lojtarë, Estevao dhe Joao Pedro.
Duket se kjo dyshe do jenë “jokerat” e Roseniorit.
Ndeshja e parë si trajner te “blutë” e Londrës do të jetë kundër Charltonit në FA Cup, nesër (e shtunë).
Kujtojmë se Rosenior e zëvendësoi të larguarin Enzo Maresca.