U zhduk në det, gjendet trupi i pajetë i emigrantes 7-vjeçare në Greqi

- Bota Sot

U zhduk në det, gjendet trupi i pajetë i emigrantes 7-vjeçare në Greqi

Disa ditë pasi u zhduk në det është gjetur trupi i pajetë i një emigrante 7-vjeçare në Greqi.

Trupi i të miturës u gjet i dekompozuar në Samos.

Roja Bregdetare bëri me dije se trupi u identifikua dhe se i përkiste një 7-vjeçareje nga Sudani. Ajo kishte rënë në ujë nga një varkë që mbante emigrantë të paligjshëm ditën e Krishtlindjeve.

Ishte nëna e të miturës e cila arriti ta identifikonte përmes rrobave që vajza kishte veshur në ditën fatale. Trupi u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Samos për të kryer autopsinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot