Ish-mesfushori i Skënderbeut, Dean Liço është rikthyer te goli në Turqi.
Në minutën e 31-të ai merr një top të mirë nga shoku i tij i skuadrës Senyurt dhe godet me të djathtën vrastare nga jashtë zone duke tronditur portierin e Vansporit.
Me këtë supergol, Liço i dha avantazhin Bolusporit i cili e mbylli pjesën e parë me shifrat 0-1.
Rikujtojmë që që 25-vjeçari shënonte për herë të fundit në 19 tetor 2025 kundër Igdirit ndërsa tashmë e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2026-të.