Incidenti në ndeshjen Bashkimi-Peja, FBK-ja paralajmëron masa ndëshkuese

- Gazeta e Prizrenit

Incidenti në ndeshjen Bashkimi-Peja, FBK-ja paralajmëron masa ndëshkuese

Të enjten, KB Go+ Peja njoftoi se basketbollisti i saj, Dardan Berisha u godit në kokë nga gjësende të hedhura nga tribuna gjatë ndeshjes mes Bashkimit dhe Pejës që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Pas incidentit, po sipas njoftimit, basketbollistit e skuadrës pejane u tërhoq për disa minuta në zhveshtore. Skuadrat u rikthyen në parket pas ofro 40 minutash dhe u fituar nga Bashkimi me rezultat 96:90.

Lidhur me këtë, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se gjatë minutës së tretë të çerekut të dytë, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, është goditur nga tribuna me një shkrepëse. Përveç kësaj, sipas FKB-së, gjatë kësaj ndeshje janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, të cilat, sipas Federatës cenojnë rëndë imazhin e basketbollit dhe çdo normë të sportivitetit.

Federata ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj organizatorëve.

“FBK njofton publikun dhe opinionin sportiv se ka hapur menjëherë procedurë disiplinore dhe se organizatori do të përballet me masa të rënda ndëshkuese, sipas akteve normative në fuqi. Toleranca për dhunë, sulme fizike apo sjellje fyese në palestrat tona është ZERO”- ka thënë FBK-ja.

Federata kërkon nga klubet që të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë në tribunat e tyre dhe paralajmëron se çdo përsëritje e incidenteve të kësaj natyre në të ardhmen do të sjellë masa drastike, përfshirë gjoba të larta, mbyllje palestrash dhe/ose humbje të ndeshjeve me rezultat zyrtar.

Gjithashtu, FBK u bën thirrje të gjithë tifozëve që të mos tolerojnë individë apo grupe që e njollosin sportin tonë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit