Skuadra franceze e do lojtarin shqiptar

- Bota Sot

Skuadra franceze e do lojtarin shqiptar

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Interit.

Pas ndërprerjes së parakohshme të huazimit te Torino, klubi zikaltër është në kërkim të një zgjidhjeje të re për mesfushorin shqiptar, i cili nuk pritet të rikthehet në Milano për të qenë pjesë e projektit të skuadrës së parë.

Interi po punon për ta sistemuar Asllanin gjatë kësaj merkatoje, me synimin që lojtari të gjejë vazhdimësi dhe hapësira që nuk i ka pasur në muajt e fundit.

Në këtë kontekst, Paris FC ka shfaqur interes konkret, duke kryer një sondazh për kushtet e një transferimi të mundshëm në këtë afat kalimtar.

Klubi francez, që synon të përforcohet në mesfushë, e sheh 21-vjeçarin si një profil interesant për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në repartin qendror.

Për Asllanin, një kalim i tillë do të përfaqësonte një mundësi të rëndësishme për të rilançuar karrierën dhe për të fituar minutazh të rregullt, ndërsa për Interin do të ishte zgjidhja e duhur për një situatë që aktualisht mbetet e hapur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot