Futbollisti Demir Imeri iu bashkua Marko Simonovskit dhe u bë anëtar i ri i ekipit Enosis Paralimni nga Qipro.
“Imeri është sulmues krahu me përvojë, i cili dikur ishte debutuesi më i ri në Kampionatin e Maqedonisë, dhe më pas anëtar standard i ekipeve të të rinjve.
Ai ka përvojë si nga jashtë vendit, por edhe nga kampionati vendas.
Së fundmi ishte pjesë e ekipit Rabotniçki”, shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”.