Pas barazimit të pabesueshëm të Milanit në “San Siro” kundër Genoa, për kuqezinjtë tashmë është dita e “anti-vigjiljes”.
Të dielën pasdite, ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri do të jetë në “Franchi” për të nisur fazën e dytë të kampionatit ndaj Fiorentinës, ndeshja e 20-të, e programuar nga ora 15:00.
Të premten, ekipi është kthyer në Milanello për një seancë çlodhjeje për lojtarët që luajtën ndaj Genoa dhe menjëherë do të fillojnë përgatitjet për udhëtimin në Firence.
Në orët e fundit ka tërhequr vëmendjen një “story” e publikuar nga Adrien Rabiot në Instagram.
Mesfushori francez ka postuar dy imazhe nga ndeshja ndaj Genoa me një mesazh që disa e kanë parë si polemik, duke pasur parasysh dy ndeshjet e ngushta që do të përballojë Milani: “Të gjithë gati në 48 orë, na pret një betejë tjetër”.