Daja detyrohet të bëjë ndryshime ndaj Besës

- Bota Sot

Daja detyrohet të bëjë ndryshime ndaj Besës

Dinamo do të rikthehet sot në fushën e blertë, ku do të synojë kualifikimin për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Blutë do të përballen me Besën, që në javët e fundit të kampionatit, duket se ka gjetur vazhdimësinë me Maganin, megjithëse në “Air Albania” e pret një ndeshje e vështirë ndaj fituesve në fuqi të Kupës.

Sa i përket rreshtimit, Daja është detyruar që të bëjë ndryshime në formacion, duke pasur mungesa të detyruara për shkak të dëmtimeve por edhe të merkatos.

Kështu, Karamba nuk është në dispozicion pasi pritet të prezantohet në Turqi, ndërkohë që as kapiteni Bruno Dita nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, pasi po kalon një periudhë gripi dhe pritet të rikthehet për ndeshjet e kampionatit.

Kështu, në portë mbetet Teqja, ndërkohë që në të djathtë do të jetë Maliqi, e në të majtë pritet që titullar të rikthehet Lorran. Në qendër të mbrojtjes, do të jetë Teikseira i ndihmuar nga Ledio Beqja.

Në mesfushë, do të jenë Qefalija, Gudiabi dhe Lorenco Vila ndërkohë që në sulm pritet të ketë një tjetër ndryshim. Bregu në të djathë e Bernard Berisha në të majtë, mund të ndihmojnë Guindon që do të luajë si sulmues i vetëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot