Vedat Muriqi synon të thyej rekordin e Samuel Eto’o

- Bota Sot

Vedat Muriqi synon të thyej rekordin e Samuel Eto’o

Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira në karrieren e tij.

Sulmuesi kosovar ka shënuar 10 gola dëri më tani me skuadrën e Mallorcas.

Në total, Muriqi ka arritur në shifrën e 44 golave me skuadrën spanjolle, në 126 ndeshje.

31-vjeçari tani synon të hyjë në historinë e Mallorcas, duke u bërë golashenuesi më i mirë i klubit.

Ai është 10 gola larg për tu barazuar me Samuel Eto’o, i cila ka 54 gola të shënuara me fanellën e Mallorcas në La Liga.

Me formën që po kalon, Vedat Muriqi mund të arrij këtë rekord deri në fund të sezonit, nëse nuk ka ndonjë lëndim serioz, pasi kanë mbetur edhe 19 ndeshje tjera deri në fund të sezonin të La Ligas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot