Prishtina e Re po kalon në krizë të thellë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadër që pretendon të organizohen më mirë në pjesën e dytë të kampionatit.
Nga ana tjetër, Prishtina e Re dhe futbollisti Fatlind Azizi kanë ndarë rrugët.
“Me marrëveshje të dyanshme, KF Prishtina e Re dhe futbollisti Fatlind Azizi, kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Klubi e falënderon Fatlindin për kontributin dhe angazhimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Faleminderit dhe fat të mbarë, Fatlind!”, njofton FC Prishtina e Re.