Chivu: Kjo ndeshje mund ta orientojë sezonin

- Bota Sot

Chivu: Kjo ndeshje mund ta orientojë sezonin

Cristian Chivu prezanton supersfidën e së dielës mbrëma në “San Siro” ndaj Napolit:

“Më shumë dëshirë për +7 pikë apo frikë nga -1 pikë?

Ne duam +7, ata duan -1. Ka dëshirë, impenjim, ambicie, përqendrim dhe ekuilibër. Kjo është një ndeshje që mund të orientojë rrugëtimin sezonal”.

Chivu thekson rritjen e ekipit përmes punës dhe vazhdimësisë:

“Numrat nuk mjaftojnë, duhen treguar vlera reale. Jemi të parët, përpara atyre që na kanë mundur, me më shumë gola”.

Për Napolin: “Kanë ndryshuar modul, janë të fortë dhe intensivë; do jetë ndeshje e vështirë”. Për Conte: “Kam shumë vlerësim, është fitues; ne trajnerët e rinj kemi çfarë të mësojmë prej tij”.

Mbi gjykimin: “Jemi stërvitur edhe për padrejtësitë; arbitrat s’duhet të na interesojnë. Pa alibi”. Formacioni: “Luan Luis Henrique. Të dëmtuar kemi Darmian, ende jo gati; Dumfries kthehet në fund të janarit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot