Dukagjini i Klinës ka emëruar ndihmëstrajner Ahmet Halitin.
Ai do të jetë ndihmës i kryetrajnerit Ndue Përgjokajt.
“KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë për marrëveshjen e arritur me Ahmet Halitin.
Haliti i bashkohet stafit tonë si ndihmës i kryetrajnerit, Ndue Përgjokaj.
Ahmet Haliti sjell me vete përvojë dhe përkushtim profesional, duke qenë një vlerë e shtuar për stafin teknik të klubit.
Ne i urojmë mirëseardhje Halitit dhe i dëshirojmë suksese në përmbushjen e objektivave tona sportive”, njofton KF Dukagjini.