Lëkundjet patën një fuqi me magnitudë 6.8 ballë të Shkallës Rihter.
Autoritetet thanë se tërmeti goditi brigjet e kompleksit ishujsh Talaun dhe kishte një thellësi fokale prej 77 kilometrash.
Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) konfirmoi forcën e lëkundjeve.
Megjithatë, deri në momentin e fundit të raportimit, ende nuk ka pasur informacione të plota mbi dëmet e mundshme dhe numrin e të lënduarve.