Shkupi, nesër, fillon përgatitjet dimërore në stadiumin e Çairit!

- Bota Sot

Shkupi, nesër, fillon përgatitjet dimërore në stadiumin e Çairit!

Lajme të mira nga Çairi.

Ekipi i FC Shkupi ka konfirmuar zyrtarisht se nesër, duke filluar nga ora 11:00, do të fillojë përgatitjet dimërore në stadiumin e Çairit.

Njoftimi i klubit:

Fillojmë së bashku, një kapitull të ri!

FC Shkupi njofton se të dielën nis zyrtarisht faza e përgatitjeve dimërore. Stërvitja e parë, në stadiumin tonë nesër (e diel) me fillim në orën 13:00, do të jetë e hapur për publikun, si një shenjë e qartë se ky rrugëtim duam ta nisim bashkë me tifozët tanë.

Ky është fillimi i një pune serioze, me synimin primar për të qenë më transparentë, më të përkushtuar dhe për ta përmirësuar çdo ditë nga pak, atë që na takon si klub.

Me punë, ndershmëri dhe mbështetjen tuaj, besojmë se mund të ndërtojmë diçka më të mirë për të gjithë ne, për Shkupin!



Lexoni të gjitha në Bota Sot