Një sulm me dron nga Ukraina ka shkaktuar zjarr në një depo nafte në rajonin jugor të Volgogradit në Rusi.
Guvernatori lokal Andrei Bocharov tha se deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Ai nuk specifikoi dëmet, por tha se njerëzit që jetojnë aty pranë mund të duhet të evakuohen.
Ushtria ukrainase tha se kishte goditur depon e naftës Zhutovskaya gjatë natës, e cila thuhet se furnizonte me karburant forcat ruse.
Sulmi erdhi një ditë pasi Rusia sulmoi Ukrainën duke përdorur qindra dronë dhe dhjetëra raketa, duke vrarë të paktën katër persona në kryeqytetin Kiev, sipas zyrtarëve ukrainas.
Vetëm për herë të dytë në pushtimin në shkallë të plotë që filloi në shkurt 2022, Rusia përdori një raketë hipersonike Oreshnik që goditi Ukrainën perëndimore të premten.
Udhëheqësit e Evropës e dënuan sulmin rus si "përshkallëzues dhe të papranueshëm", dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent më 12 janar për të diskutuar sulmin.
Ukraina ka synuar infrastrukturën energjetike të Rusisë në muajt e fundit, duke u përpjekur ti ndërpresë Moskës aftësinë për të financuar fushatën e saj ushtarake kundër Kievit me të ardhurat e saj nga eksporti i naftës.