Teuta ia doli me lehtësi, që të sigurojë çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Ekipi i Enkelejd Dobit mposhti Vorën me rezultatin 2:0 në stadiumin “Niko Dovana”.
Të dy golat ishin për t’u shijuar. Të parin e shënoi Jurguens me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Toli vulosi shifrat e gjithë takimit.
Ekipi i Arjan Bellajt nuk ia doli që të bëhej surprizë në transfertë. Kështu iu bashkua të eliminuarve në fazën 1/8.