Vetëm dy ditë më parë, Matteo Guendouzi u prezantua si lojtari më i ri i Fenerbahce, pas transferimit nga Lazio ëpr 28 milionë euro.
Mesfushori francez ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve të ekipit të tij të ri.
Në Stamboll po luhet finalja e madhe e Superkupës së Turqisë, mes Galatasaray-it dhe Fenerbahce-s. Ekipi i drejtuar nga Domenico Tedesco është duke udhëhequr 0-2.
Serinë e golave e hapi pikërisht Matteo Guendouzi, me një gol spektakolar nga distanca në minutën e 28-të, me një goditje të fuqishme.
Një nisje e mbarë për mesfushorin francez.
Në fillim të pjesës së dytë, Jayden Oosterwolde dyfishoi shifrat për Fenerbahce-n.