Balotelli niset drejt Dubait me buzëqeshje

- Bota Sot

Balotelli niset drejt Dubait me buzëqeshje

Mario Balotelli është gati të rikthehet në fushë dhe ta nisë një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi italian ka udhëtuar drejt Dubait, ku do të veshë fanellën e Al-Ittifaq, skuadër që militon në kategorinë e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“SuperMario” ka firmosur një kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin arab.

Në momentin e nisjes nga aeroporti i Bergamos, Balotelli u shfaq i qetë dhe me humor: “Është një projekt i bukur. Atje është ngrohtë, këtu është ftohtë, kështu që mezi pres të mbërrij. Më i forti jam ende unë”, – tha ai duke buzëqeshur.

35-vjeçari pranoi se kishte pasur disa kontakte nga Italia: “Disa telefonata kanë ardhur, kemi provuar të negociojmë, por nuk më bindën. Futbolli ka ndryshuar, ka lojtarë të tjerë dhe është e drejtë t’u jepet hapësirë atyre. Unë jam 35 vjeç”. Sa i përket Kombëtares, Balotelli i uroi suksese Gennaro Gattuso-s: “Ka marrë një situatë të vështirë, por është luftarak dhe i çon gjërat deri në fund”.

Duke folur për përvojën te Genoa, Balotelli u shpreh se zgjedhjet e klubit ndikuan në largimin e tij, ndërsa nga Dubai ai do të vazhdojë të ndjekë Serie A-n dhe garën për titull. “Interi ka diçka më shumë, por Milani nuk duhet nënvlerësuar. Nëse fiton njëra, jam i lumtur gjithsesi”, – tha ai, duke vlerësuar edhe Cristian Chivun si trajner.

Në fund, Balotelli sqaroi deklaratën e tij: “Kur them që jam më i forti, bëj shaka.

Por nëse rikuperoj 100% forcën time, jam ende në nivel të lartë”. Për të ardhmen, nuk përjashton as rolin e trajnerit: “Po filloj ta mendoj, edhe pse me një karakter si imi nuk do të ishte e lehtë:.



Lexoni të gjitha në Bota Sot