Etien Tare u bë përsëri protagonist me Tiranën me një gol. Këtë radhë kishte shumë rëndësi, pasi goli i tij i dha kualifikimin bardhebluve për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke vulosur fitoren 2:1 në shtesa ndaj Skënderbeut.
“Për mua ka qenë shumë e rëndësishme për vetëbesimin, por sot rëndësia ka qenë që fitoi ekipi se besoj kemi pasur një fazë shumë negative.
Kemi luftuar të gjithë kohës dhe besoj nuk e meritojmë në kampionat. Sot e merituam që të fitojmë ndeshjen, rëndësi ka që fitoi ekipi sot, që të nisim pak vetëbesimin dhe rrugën tonë nga kjo fitore.
Merkato? Ne kemi nevojë për të gjithë këtu, ata që kanë ardhur dhe ata që kanë qenë, janë të gjithë të rëndësishëm dhe normale që na kënaq që kanë ardhur disa të rinj se na duhen. Besoj se na ndihmojnë edhe për ndërrime, jemi më shumë dhe kjo na ndihmoi. Janë çuna pozitiv, ndaj edhe si grup na bën shumë mirë.
Sa të sigurt për mbijetesën? Jemi 100% të sigurt, kemi qenë që në fillim. Kemi pasur vështirësi, janë pjesë e rrugës tonë, e futbollit. Rëndësi ka fuqia dhe forca që kemi ne për të dalë nga kjo situatë dhe besoj që do ia dalim patjetër.
Nuk dua të flas shumë për veten, por për ekipin se pa ekipin nuk jam asgjë. Po nuk më ndihmuan çunat për të bërë gola, unë nuk bëj golat. Kështu që rëndësi ka qe fitoi ekipi sot dhe jam shumë i kënaqur për këtë gjë”, tha Tare për RTSH në mbyllje të duelit.