KF Shkëndija Haraçinës: Çdo veprim po bëhet me kujdes

- Bota Sot

KF Shkëndija Haraçinës: Çdo veprim po bëhet me kujdes

KF Shkëndija Haraçinës synon hyrjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare është në kërkim të futbollistëve cilësorë, me synime që të jetë edhe më e fortë në pjesën e dytë të kampionatit.

“Kryesia e KF Shkëndija dëshiron të informojë opinionin sportiv dhe tifozët tanë se po punon maksimalisht dhe pa ndërprerje në drejtim të përforcimit të ekipit.

Në këtë fazë, klubi është në bisedime intensive me disa lojtarë cilësorë, me qëllim që të forcohet edhe më shumë skuadra dhe të përmbushen objektivat e vendosura për vazhdimin e sezonit.

Njëkohësisht, ju njoftojmë se të hënën, më 12 janar, ekipi do të nisë zyrtarisht përgatitjet për gjysmësezonin e dytë, nën drejtimin e stafit teknik, me fokus maksimal në aspektin fizik, taktik dhe organizativ.

Çdo veprim po bëhet me kujdes, profesionalizëm dhe në përputhje me strategjinë afatgjate të klubit.

Për çdo zhvillim konkret dhe zyrtar, opinioni dhe tifozët do të informohen me kohë përmes kanaleve tona zyrtare.

Faleminderit për besimin, mbështetjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, njofton KF Shkëndija 77.



Lexoni të gjitha në Bota Sot