Superiorja do të rikthehet më 14 janar

- Bota Sot

Superiorja do të rikthehet më 14 janar

Superiorja do të rikthehet më 14 janar, për të vijuar rrugëtimin për pjesën e mbetur të sezonit.

Sfida e parë për javën e 19-të do të vendosë përballë Bylisin dhe Tiranën prej orës 13:30.

Më 14 janar do të luhet edhe Vllaznia-Egnatia me Elbasani-Flamurtari.

Takime këto të programuara për në orën 17:00.

Dy ndeshjet e mbetura do të luhen të enjten e 15 janarit.

Partizani përballet me Vorën, në sfidën që do të luhet në Vorë për shkak të marrëveshjes nga faza e dytë.

Java e 19-të do të mbyllet me ndeshjen Teuta-Dinamo. Duelet janë interesante, si për zonën e Final Four edhe për mbijetesën.

14 janar

Bylis – Tirana, ora 13:30

Vllaznia – Egnatia, ora 17:00

Elbasani – Flamurtari, ora 17:00

15 janar

Partizani – Vora, ora 13:30 (Stadiumi “KF Vora”)

Teuta – Dinamo, ora 17:00



Lexoni të gjitha në Bota Sot