Ka emergjencë në mbrojtje ku janë dëmtuar Dias e Gvardiol, por përforcimin e parë të janarit, Mançester Siti e ka bërë në sulm. Futbollisti i Kombëtares së Ganës, Antuan Semenjo është transferuar zyrtarisht te skuadra e Guardiolas, që ka kërkuar Guehi për prapavijën.
26- vjeçari ka nënshkruar kontratë 5-vjeçar dhe sipas informacioneve jozyrtare, shuma që klubi i Burnemuthit do të marrë për lojtarin e saj kryesor është rreth 72 milionë euro përfshi edhe bonuset.
Ganezi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë tre asiste në 21 paraqitje për Burnemouth në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. Ganezi tani do të veshë fanelën me numër 42, të cilën dikur e mbante Jaja Ture. Sulmuesin e krahut e kërkuan shumë klube, sidomos ato të Premier Ligës,
Siti doli të jetë fitues, për faktin se lojtari donte të stërvitej nga Guardiola. “Jam shumë krenar që i jam bashkuar Mançester Sitit”, ka thënë fillimisht Semenjo, pasi iu bashkua ekipit nga “Etihad”.
E kam parë Sitin gjatë dekadës së fundit nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe ata kanë qenë skuadra dominuese në Premier, si dhe kanë arritur gjëra të mahnitshme në Ligën e Kampionëve, ‘FA Cup’ dhe Kupën e Ligës. Di të them se Ata kanë vendosur standardet më të larta dhe është një klub me lojtarë të klasit botëror, objekte të klasit botëror dhe një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Pep Guardiolan”, deklaroi sulmuesi.
Ndërkaq, shitja e Semenjo te Siti është lajm i mirë edhe për Bristol Sitin, që do të marrë rreth 11 milionë sterlina falë një klauzole në kontratën e Antoine Semenjos. Siti, zyrtarisht përfundoi nënshkrimin e Semenjos nga Burnemuth për një tarifë prej rreth 65 milionë stërlinash, teksa Bristoli, tre vite më parë kishte përfshirë një klauzolë shitjeje me një fitim prej 20%, kur e shiti Semenjon te Burnemuth në janar 2023 për një tarifë prej 10.5 milionë sterlinash.
Kështu, klauzola prej 20% i jep Bristolit të drejtën për të marrë të ardhura të konsiderueshme, të llogaritura si një nxitje e madhe financiare për klubin e “Championsship”-it.