KF Arsimi përjetoi humbjen e dytë në përgatitjet në Kroaci!

- Bota Sot

KF Arsimi përjetoi humbjen e dytë në përgatitjet në Kroaci!

Skuadra e Arsimit regjistroi humbjen e dytë në “Arena Cup” në Medulin të Kroacisë.

Pasi ditë më parë u mund nga NK Vukovar 91 me rezultat 4-0, ekipi nga Çegrani sot pësoi pesë gola dhe humbi ndaj kroatëve të Slaven Belupos (5:0).

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 me golin e Nestorovskit, kurse në pjesën e dytë skuadra shqiptare pranoi edhe katër gola të tjerë.

Kundërshtari i radhës i Arsimit në përgatitjet në Kroaci do të jetë ekipi i Primorje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot