Tirana eliminoi dje Skënderbeun nga Kupa e Shqipërisë.
Tirana ia doli vetëm pas shtesave, duke fituar me rezultat 2:1 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe siguruan çerekfinalet.
Saimir Patushi, ish-mesfushori i njohur i Tiranës, komentoi së fundmi te “Panorama Sport”.
Pakënaqësitë e tij ishin konkretisht ndaj trajnerit Ardijan Nuhiu.
“Këtij edhe lopët nuk i jap të trajnojë se çdo ditë që kalon, tregon se ky vetëm me trajningun nuk ka lidhje o Nuhi”, shkruan ish-mesfushori që dikur fitonte tituj kampioni me Tiranën.