Mjekët kanë përjashtuar skenarin më të keq

- Bota Sot

Mjekët kanë përjashtuar skenarin më të keq

Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim të rëndë, por për fatin e tij të mirë nuk ka pësuar asnjë frakturë pas duelit të fortë me Zapata-n.

Mbrojtësi kuqezi u dorëzua në minutën e 42’ të takimit Atalanta-Torino pasi dhimbjet që kishte nuk e lejuan më që të luante nomralisht.

Stafi i Atalanta-s mendoi për më të keqen dhe e dërgoi menjëherë në spital, ku mjekët, pas disa kontrolleve, kanë përjashtuar që të kishte një frakturë në legen.

Sipas tyre mbrojtësi ka pësuar një goditje të fortë në muskujt e legenit dhe në ato të barkut.

Pa një diagnozë të plotë në këtë drejtim mjekët e kanë të pamundur që të parashikojnë edhe kohën e rikuperimit të lojtarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot