Steven Havales është një prej emrave, që në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Partizanit dhe pse nuk mori asnjë minutë.
Kontributi i mbrojtësit ishte në ekipin U-21, ndërsa më pas vendosi të largohej nga Shqipëria.
Së fundmi ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Levadiakos dhe të transferohet te PAS Xhanina.
Klubi grek e prezantoi dje, dhe do të kontribuojë në pjesën e mbetur të sezonit të Superligës 2.
22-vjeçari që aktivizohet në qendër të mbrojtjes u bashkohet lojtarëve si Anxhelo Sina, Ermis Selimaj, Renild Kasemi dhe Emiljano Bullari.