Liverpooli jep informacione për lëndimin e Conor Bradley

- Bota Sot

Liverpooli jep informacione për lëndimin e Conor Bradley

Futbollisti i Liverpulit, Conor Bradley ka pësuar një lëndim të rëndë, në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit.

Mbrojtësi anglez u detyrua të largohet me barelë nga fusha e gjelbërt, pasi lëndimi i tij ishte serioz.

Skuadra e Liverpulit, sapo ka konfirmuar se Conor Bradley ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju.

Sipas njoftimit, 22-vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim dhe më pas do të fillojë një periudhë rehabilitimi në Qendrën e Trajnimit AXA.

Aktualisht nuk është vendosur asnjë afat kohor për rikthimin e tij në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot