Interi dhe Napoli përballen sonte në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Serie A, duel që zhvillohet në “Stadio Meazza” duke nisur nga ora 20:45. Skuadra e Cristian Chivu vjen në këtë sfidë si lidere e kampionatit, me katër pikë epërsi ndaj Napolit që ndodhet në vendin e tretë, çka e bën këtë takim kyç në garën për titull.
Të dyja ekipet kanë probleme me mungesa të shumta. Interi nuk mund të llogarisë në disa lojtarë të rëndësishëm, ndërsa Napoli udhëton drejt Milanos me një listë edhe më të gjatë mungesash. Megjithatë, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram pritet të udhëheqin sulmin zikaltër, ndërsa Antonio Conte do të mbështetet te Rasmus Hojlund në repartin ofensiv të napolitanëve.
Sipas mediave italiane, Interi pritet të rreshtohet me Sommer në portë dhe Bisseck në qendër të mbrojtjes, ndërsa Napoli do të besojë në Beukema dhe Juan Jesus në prapavijë, me Di Lorenzo aktiv në krah. Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në TNT Sports 2 dhe DAZN në Mbretërinë e Bashkuar e Irlandë, si dhe në Paramount+ në SHBA.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Dimarco; Lautaro, Thuram.
Napoli (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Juan Jesus; Di Lorenzo, Lobotka, McTominay, Spinazzola; Politano, Elmas; Hoijlund.