Juventus po kërkon të forcojë mesfushën në këtë merkato të janarit dhe emri që bie më shumë në sy është Bernardo Silva i Mançester Sitit.
31 vjeçari, është në vitet e fundit të kontratës dhe nuk dëshiron të rinovojë, gjë që e bën atë një objektiv realist për bardhezinjtë.Qëllimi i “Zonjës së Vjetër” është të sigurojë një mesfushor me përvojë që mund të udhëheqë skuadrën dhe të ndryshojë ritmin e lojës.
Përveç Bernardo Silva, Juventus po ndjek edhe emra të tjerë për qendrën e mesfushës, por portugezi shihet si zgjidhja më e shpejtë dhe më e efektshme.
Nga ana tjetër, mund të ketë edhe lëvizje larg skuadrës. Teun Kopmeiners është shfaqur si objektiv i Gallatasarait, por oferta nuk është e kënaqshme për Juventusin, i cili e bleu për një shumë të konsiderueshme një vit e gjysmë më parë.
Klubi duhet të balancojë përforcimet me aspektet financiare dhe pritshmëritë e stafit teknik, duke përdorur merkaton e janarit për të mbushur boshllëqet dhe për të përgatitur skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.