Lideri i Kombëtares shqetëson Atalantën

- Bota Sot

Lideri i Kombëtares shqetëson Atalantën

Atalanta mposhti dje Torinon me rezultatin 2:0 në shtëpi.

Tashmë i gjithë fokusi është te Berat Gjimshiti, pasi mbrojtësi i Kombëtares u largua mes lotësh në pjesën e parë.

“Sky Sport” dha detaje, ndërsa lajmi i vetëm i mirë është se Gjimshiti nuk ka fraktura.

Ky dëmtim ndërkohë mbetet kompleks dhe nuk është klasik në muskulin fleksor, siç u mendua fillimisht.

Vetëm rezonanca do e përcaktojë në vijim se çfarë do të ndodhë. Tek Atalanta shprehen se shpresa qëndron që Gjimshiti të jetë përlotur nga shoku dhe dhimbja e momentit, më tepër se nga shkalla e rëndë e dëmtimit.

Gold Is Surging in 2025 — Smart Traders Are Already InIC Markets

This Could Be the Best Time to Trade Gold in 5 YearsIC Markets

Fakt është se përplasja me Zapatën e Torinos nuk e lejoi të vazhdojë më tej. Vetëm 41 minuta u regjistruan në këmbët e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot