Juventus po synon të forcojë repartin ofensiv gjatë merkatës së janarit, pasi Dushan Vllahoviq mbetet jashtë për shkak të një lëndimi afatgjatë, ndërsa Jonathan David dhe Lois Openda nuk kanë bindur plotësisht në rol të sulmuesit qendror.
Sipas raportimeve nga SportItalia dhe Calciomercato.com, Bianconerët kanë qenë në kontakt me agjentin e Lorenzo Lucca nga Napoli, i cili ka pak hapësira pas rikthimit të Romelu Lukaku dhe ardhjes së Rasmus Hojlund.
Lucca mund të jetë i disponueshëm për një transferim, vetëm disa muaj pas ardhjes në huazim te Napoli me një obligim blerjeje prej rreth 35 milionë eurosh.
Në të njëjtën kohë, Juventus ka dërguar skautë për të ndjekur Jean-Philippe Mateta te Crystal Palace. Sulmuesi francez ishte në listën e interesit edhe gjatë merkatos së verës, por çmimi i tij prej 40 milionë eurosh i kishte ndalur bianconerët.
Sipas raporteve të fundit, çmimi mund të ulet në 20–25 milionë euro, ndërsa kontrata e tij skadon verën e 2027-ës dhe ai nuk duket i interesuar të rinovojë.
Për momentin, të dy opsionet për sulmuesin e ri konsiderohen si mundësi, dhe asgjë nuk është vendosur ende nga drejtuesit e Juventusit, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi me tipare fizike dhe aftësi të larta për të mbushur boshllëkun në repartin ofensiv