Gasama Karamba nuk është më një futbollist i Dinamos.
Ai ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Gaziantep në Superligën turke dhe ditën e sotme është prezantuar nga ana e klubit.
Transferimi i tij mbush arkat e Dinamos, pasi rreth 200 mijë euro do të kalojnë nga turqit te kryeqytetasit.
21-vjeçari ka treguar paraqitje të qëndrueshme dhe progres të dukshëm gjatë sezonit të fundit dhe është një profil interesant për të forcuar repartin e mesfushës së Gaziantep.
Ky transferim në elitën e futbollit turk është një hap i rëndësishëm në karrierën e lojtarit të ri.