Shkëndija prezanton përforcimin e ri

- Bota Sot

Shkëndija prezanton përforcimin e ri

Futbollisti Ilas Çilafi është përforcim i ri i Shkëndijes së Haraçinës.

Shkëndija synon të jetë sa më e kompletuar për pjesën e dytë të kampionatit.

Nënkampioni vjeshtor i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut është duke u organizuar në mënyrën më të mirë,

“Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë Ilas Çilafin, i cili vjen si mbrojtës i krahut të majtë.

Gjatë rrugëtimit të tij futbollistik, Çilafi ka qenë pjesë e klubeve Bregalnica dhe AK Brera, duke garuar në Ligën e Parë, ku ka fituar përvojë dhe pjekuri në nivel elitar.

I njohur për seriozitetin, stabilitetin defensiv dhe angazhimin e vazhdueshëm, Ilas Çilafi përfaqëson një vlerë të shtuar për skuadrën dhe një alternativë të sigurt në krahun e majtë të mbrojtjes”, njofton FC Shkëndija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot