Lotito bën bilancin

- Bota Sot

Lotito bën bilancin

Një ditë e veçantë për Lacion, që festoi 126 vjetorin e themelimit të saj në “Parco dei Daini”, Villa Borghese.

Presidenti Klaudio Lotito shfrytëzoi rastin për të folur mbi stadiumin Flaminio dhe merkato.

Gjatë sesionit të janarit, klubi la pas dy emra të rëndësishëm: Kastejanos u transferua te Uest Ham dhe Guendouzi te Fenerbahçe.

Në vend të tyre, Lacio solli sulmuesin Ratkov nga Salzburgu dhe Tejlor nga Ajaks-i. Lotito komentoi edhe tratativën për Xhakomo Raspadori: “Raspadori është kontaktuar, por ka refuzuar.

Nuk është Maradona dhe ka luajtur gjithmonë pak. Do të shohim nëse do të jetë më i mirë ai apo sulmuesi ynë”. Presidenti foli edhe për filozofinë e merkatos:

“Do të vijë ai që vendos unë.

Shoqëria përfaqësohet nga pronari, drejtori sportiv dhe trajneri. Skuadrën e ndërton shoqëria, trajneri kërkon profilet e nevojshme.

Po investojmë te të rinjtë, Sarri është një mjeshtër në këtë”. Ndërkohë, puna për stadiumin Flaminio vazhdon:

“Shpresojmë të realizojmë këtë ëndërr, jemi në fazat përfundimtare për dokumentacionin.

E ndjej përgjegjësinë e një shekulli historie. Futbolli nuk është vetëm rezultat, por edhe edukim i të rinjve me vlerat e dikurshme”, përfundoi Lotito.



Lexoni të gjitha në Bota Sot