Nkuku shpëton Milanin! Ardon Jashari titullar

- Bota Sot

Nkuku shpëton Milanin! Ardon Jashari titullar

Milani ngec në fushën e Firencës.

Fiorentina ka barazuar me rezultat 1:1 me Milanin, në takimin e javës së 20-të të Serie A.

Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, ndryshe reprezentues i Zvicrës, është paraqitur nga minuta e parë për Milanin.

Jashari u zëvendësua në minutën e 60-të.

Pietro Comuzzo ishte fatal për Milanin.

Ky futbollist shënoi në minutën e 66-të për epërsinë Fiorentinës.

Vendasit e lëshuan fitoren në fund, fati sportiv në anën e Milanit.

Futbollisti Nkuku barazoi rezultatin 1:1.

Në fund të pjesës së parë, Vanoli, trajner i Fiorentinës, u përjashtua me karton të kuq.

Fiorentina renditet në vend të 18-të me 14 pikë e Milani në të dytin me 40 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot