Portsmouth para shikuesve të vet ishte kafshatë e lehtë për Arsenalin.
Skuadra nga Londra ngadhënjeu me rezultat bindës, 4:1 ndaj Portsmouth-it.
Arsenali është kualifikuar në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).
Për Arsenalin shënuan Dozzell (8 - autogol), Martinelli (25 e 51, 72) dhe për Portsmouth Bishop (3).
Futbollisti Gabriel Martinelli shënoi het-trik dhe është më i merituari për fitoren e thellë.
Madueke i Arsenalit humbi penalltinë në minutën e 43-të.