Prishtina prezanton një tjetër futbollist, vjen nga Maqedonia e Veriut

- Bota Sot

Prishtina prezanton një tjetër futbollist, vjen nga Maqedonia e Veriut

FC Prishtina ka bërë një goditje të rëndësishme në afatin e dimrit duke prezantuar Stefan Naumceski, mbrojtësin 25-vjeçar maqedonas, si përforcimin e ri për fazën pranverore të sezonit.

Naumceski ka një karrierë të zhvilluar në disa klube elitare të Maqedonisë.

Ai ka luajur për Vardarin, Tikveshin, dhe më së fundmi ishte pjesë e ekipit Brera, ku luajti 15 ndeshje, shënoi 3 gola dhe regjistroi një asistim.

Ai gjithashtu ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e kombëtares së Maqedonisë së Veriut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot