Dueli mes Barcelonës dhe Real Madrid do t’i japë mundësinë të dy këtyre skuadrave të luftojnë për trofeun e parë të vitit 2026, Superkupën e Spanjës.
Barcelona shkoi në finale pas një goleade ndaj Atletik Bilbaos, ndërsa Reali mundi jo pa vështirësi në derbi Atletikon me shifrat 2-1.
Tashmë dy ekipet do të diskutojnë mes tyre finalen në Arabinë Saudite, në një ndeshje që si gjithmonë do të mbartë tension e do dhurojë spektakël.
Bie në sy në rreshtimet e sfidës se Flik i ka besuar një vend në Levandovskit në majën e sulmit, ndërsa në anën tjetër, Mbape e nis nga stoli pasi nuk ka rikuperuar në kohë për të luajtur nga minuta e parë këtë duel.
FORMACIONET ZYRTARE
BARCELONA: Joan Garcia; Kunde, Kubarsi, Erik Garsia, Balde; De Jong, Pedri; Lamin Jamal, Fermin Lopez, Rafinja; Levandovski.
Trajner: Hansi Flik
REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asencio, Hausen, Karreras; Kamavinga, Tçuameni, Arda Gyler; Bellingam; Rodrigo, Vinicius.
Trajner: Çabi Alonso