Drejt rinovimit me Bayernin

- Bota Sot

Drejt rinovimit me Bayernin

Negociatat për kontratën mes Dajot Upamekanos dhe Bajernit janë në fazën përfundimtare.

Sipas raportimeve, francezi do ta zgjas kontratën e tij deri në vitin 2030 ose 2031, me një pagë deri në 20 milionë euro në vit dhe me një bonus nënshkrimi afërsisht të së njëjtës vlerë.

Po ashtu, thuhet se në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë lirimi, e cila do t’i mundësoj largimin nga vera e vitit 2027.

Tashmë kanë dalë në dritë edhe detaje mbi shumën që klubet e interesuara do të duhet të paguajnë.
Pra, pas rreth një viti e gjysmë, Bajern do të duhet sërish të shqetësohej për mbrojtësin nëse ai do të dëshiroj të largohej.

Megjithatë, e vërteta është se në verën e vitit 2027 Upamekano do të jetë pothuajse 29 vjeç, dhe 65 milionë euro janë padyshim një shumë e konsiderueshme për një mbrojtës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot