Interi dhe Napoli u ndanë në barazim 2-2 në një përballje të zjarrtë, të mbushur me raste, ritëm të lartë dhe tension deri në minutat e fundit.
Zikaltrit kaluan të parët në epërsi pas një aksioni të ndërtuar bukur.
Marcus Thuram asistoi për Federico Dimarcon, i cili krijoi hapësirë për gjuajtje dhe dërgoi topin me një goditje të ulët që u përplas në shtyllën e djathtë përpara se të përfundonte në rrjetë, për rezultatin 1-0.
Napoli reagoi shpejt. Scott McTominay u lirua brenda zonës pas një pasimi të shkëlqyer të harkuar nga Eljif Elmas dhe me një goditje precize në këndin e poshtëm të majtë barazoi shifrat në 1-1.
Interi ushtroi presion dhe krijoi disa raste të rrezikshme. Marcus Thuram u ngrit mbi mbrojtësit dhe goditi fuqishëm me kokë drejt portës, por portieri mik reagoi shkëlqyeshëm duke e ndalur topin dhe duke e dërguar në këndore.
Në anën tjetër, Rasmus Hojlund provoi nga jashtë zone për Napolin, por gjuajtja e tij kaloi shumë pranë shtyllës së djathtë.
Edhe Alessandro Bastoni rrezikoi seriozisht me një volej të fortë nga jashtë zone, por topi përfundoi pak mbi traversë.
Momenti vendimtar për Interin erdhi pas rishikimit me VAR, kur gjyqtari akordoi penallti.
Hakan Calhanoglu u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë për rezultatin 2-1.
Napoli nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë sërish. Scott McTominay realizoi golin e tij të dytë personal në ndeshje, pasi mori një pasim të saktë nga Noa Lang brenda zonës dhe me një finalizim të qetë e dërgoi topin në rrjetë për shifrat përfundimtare 2-2.
Interi kësisoj mbetet lider me 43 pikë, katër mbi Napolin që renditet në vendin e tretë