Ish-drejtori i skuadrës së njohur gjermane akuzohet për ngacmim seksual

- Bota Sot

Ish-drejtori i skuadrës së njohur gjermane akuzohet për ngacmim seksual

Largimi i Stefan Kuntz nga posti i drejtorit sportiv të Hamburgut, i justifikuar fillimisht me “arsye familjare”, po merr një kuptim tjetër pas raportimeve të gazetës gjermane Bild.

Sipas saj, disa punonjëse femra të klubit kanë interpretuar komentet e Kuntz si ngacmim seksual dhe kanë paraqitur ankesa zyrtare. Një firmë e jashtme ligjore ka intervistuar palët dhe, sipas vlerësimit të saj, deklaratat janë konsideruar të besueshme.

Raporti shton se Kuntz nuk i ka adresuar këto akuza te bordi mbikëqyrës, ndërsa rrethi i tij i afërt flet për një “fushatë shpifjesh” nga ana e Bild. Reagimet mes tifozëve të HSV-së janë të ndara, ndërkohë që rikujtohet edhe deklarata e tij e dorëheqjes, kur kishte thënë se “ndonjëherë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli”.

Të dielën mbrëma, Kuntz reagoi publikisht në Instagram duke theksuar se akuzat “e kanë goditur rëndë” dhe se i “hedh poshtë kategorikisht”. Ai njoftoi gjithashtu se ka angazhuar avokatët e tij për të ndërmarrë veprime ligjore “për hir të familjes dhe të vërtetës”, duke paralajmëruar betejë ligjore ndaj, siç i quan, akuzave dhe paragjykimeve të rreme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot