Tare qetëson tifozët: Menjan dëshiron të qëndrojë te Milani

- Bota Sot

Tare qetëson tifozët: Menjan dëshiron të qëndrojë te Milani

Igli Tare shfaqet optimist për të ardhmen e Majk menjan. Drejtori sportiv i Milanit ka folur për situatën e portierit francez, duke theksuar marrëdhënien e fortë mes palëve dhe vullnetin e lojtarit për të vazhduar aventurën kuqezi.

“Me Menjan kemi një raport të jashtëzakonshëm dhe ai dëshiron të qëndrojë”, ka deklaruar Tare. Megjithatë, rinovimi i kontratës nuk është ende i mbyllur.

“Nuk ka ende dritë jeshile përfundimtare, por jam i besueshëm”, ka shtuar drejtori sportiv, duke lënë të kuptohet se bisedimet janë në rrugën e duhur. Menjan konsiderohet një element kyç në projektin sportiv të Milanit dhe klubi synon ta ndërtojë të ardhmen duke u mbështetur te ai.

Nga ana e drejtuesve mbizotëron besimi se marrëveshja do të arrihet, në një moment vendimtar për strategjinë e klubit. Milani dëshiron stabilitet dhe figura të forta rreth të cilave të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonet e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot